Sport

Zyrtare: Formacioni i Vitit në Premier Ligë, dominon City

Foto: Reuters

Manchester City e Liverpooli përbëjnë 11-shen më të mirë të Formacionit të Vitit 2018-19 në Premier Ligë, me vetëm një lojtar që nuk është pjesë e këtyre dy skuadrave.

Është vetëm Paul Pogba i Manchester Unitedit që ka hyrë në 11-shen më të mirë, derisa 6 lojtarë të tjerë janë të Cityt e 4 të Liverpoolit, transmeton Koha.net.

Ederson, Laporte, Bernardo Silva, Fernandinho, Sergio Aguero, e Raheem Sterling janë gjashtë futbollistët e Cityt.

Kurse katër më të mirët nga skuadra e Anfield Road janë Robertson, Van Dijk, Arnold, e Mane.

“PFA Team of the Year” zgjidhet me votat e anëtarëve të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë.

Image