Sport

Liverpool e Chelsea po interesohen për Insignen

Reprezentuesi i Italisë, Lorenzo Insigne mund të transferohet në Premier Leaguen e Anglisë në verë, raporton "Corriere dello Sport" të mërkurën. Liverpooli dhe Chelsea po mendojnë të bëjnë oferta për sulmuesin e Napolit.

Momentalisht nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare, por largimi i Insignes po vlerësohet i mundur dhe destinacion i ardhshëm pritet të jetë Premier League, transmeton Koha Ditore.

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp edhe më herët ka shprehur interesim për Insignen, ndërsa vetë sulmuesi kishte pasur një marrëdhënie shumë të mirë pune me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri, që tash është duke drejtuar Chelsean. Paris Saint-Germaini po ashtu ka gjasa të bëjë ofertë për sulmuesin italian.