Sport

KB Prishtina superiore ndaj Bashkimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale

KB Prishtina ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit ndaj Bashkimit.

Vendasit shënuan fitore me rezultat 111 me 74, transmeton Koha.net.

Formë të lartë në këtë ndeshje pati Dardan Berisha që arriti të shënonte 24 pikë, pati 5 kërcime e 6 asistime.

Kurse te Bashkimi më i miri ishte Llamar Wofford me 21 pikë, 9 kërcime e 2 asistime.