Sport

De Bruyne mungon ndaj Unitedit

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka konfirmuar se Kevin de Bruyne, do të mungojë në derbin e së mërkurës ndaj Manchester Unitedit.

“De Brunye ka një lëndim muskulor dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit. Do të shohim në ditët në vijmë se çfarë do të ndodhë, por për ndeshjen e së mërkurës, nuk do të jetë”, ka deklaruar Guardiola, transmeton KTV.

Mesfushori belg pësoi një lëndim në muskuj në ndeshjen ndaj Tottenhamit dhe nuk ka arritur të rimarrë veten për këtë takim.