Sport

Rahoveci në gjysmëfinale

Klubi i basketbollit Rahoveci ka kaluar në gjysmëfinale të play-offit pasi ka eliminuar Ponte Prizrenin pas tri ndeshjeve.

“Vreshtarët” fituan në ndeshjen e tretë 84:65 duke dominuar nga fillimi. Më i dalluari në parket ishte Fredrik Richardson me 29 pikë e 11 kërcime.

Në ndeshjen e parë, Ponte Prizreni triumfoi me rezultat 70:71, ndërsa të premten në palestrën “Sezai Surroi” Rahoveci ka arritur të shenojë fitore me shifrat 72:76.

Rahoveci në serinë gjysmëfinale do të përballet me skuadrën e Golden Eagle Yllit.