Sport

Guardiola: Po luftojmë ndaj ekipit më të mirë të Liverpoolit ndonjëherë

Foto: Getty Images

Pep Guardiola beson se Manchester City është duke garuar kundër “ekipit më të mirë që Liverpooli ka pasur ndonjëherë”.

City u rikthye në krye të tabelës pas fitores tensionuese prej 1 me 0 ndaj Tottenhamit, dhe kur kanë mbetur edhe katër ndeshje City është lider me 86 pikë, një pikë më tepër se Liverpooli në të dytin, transmeton Koha.net.

“Çdo kush mund të humbë prej çdo kujt në këtë ligë”, u shpreh Guardiola. “Veçanërisht pas 100 pikëve të arritura në sezonin e kaluar, tani kemi përballë ekipin më të mirë të Liverpoolit ndonjëherë, dhe një nga skuadrat më të mira ofansive me të cilën jam përballur. Prandaj të jemi ende aty, me një nga lojtarët më të mirë që nuk është përfshirë në shumicën e sezonit (Kevin De Bruyne), dhe të jesh aty është e mrekullueshme, dhe i çmoj lojtarët e mi”.

Ai ka theksuar se do të donte të fitonte titullin, megjithatë nëse kjo nuk ndodh thotë se do t’i jepte shumë merita Liverpoolit.

“Sigurisht se duam ta fitojë, por nuk do të gjykoj nëse në fund nuk mund t’ia dalim, sepse do t’i jap shumë merita Liverpoolit”, është shprehur Klopp.