Sport

KB Bashkimi në gjysmëfinale

Descriptive Text

KB Bashkimi është kualifikuar në gjysmëfinale të “play-offit” duke e mposhtur Trepçën edhe në ndeshjen e dytë.

Klubi nga Prizreni e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat të ngushtë 85-88, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se ndeshjen e parë në “Sezai Surroi” e kishte fituar me rezultat prej 86-73.

Bashkimi në gjysmëfinale do të përballet me gjigantin kosovar, KB Prishtina.