Sport

Largohet Higuaini

Gonzalo Higuaini do të largohet nga Chelsea.

Sulmuesi argjentinas nuk ka arritur t’i bindë drejtuesit e klubit anglez dhe do të rikthehet te Juventusi, pas huazimit, transmeton KTV.

Higuaini te “Blutë e Londrës”, erdhi gjatë afatit kalimtar të janarit nga Milani, por ka dështuar ta tregojë veten në “Stamford Bridge”.

Ndryshe, Higuaini deri më tani ka luajtur në dhjetë raste për londinezët dhe ka shënuar tri gola.