Sport

Xheko drejt Interit

Descriptive Text

Sulmuesi boshnjak Edin Xheko pritet të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni për t'u transferuar te Interi, ka raportuar “Calciomercato” të premten.

Bëhet e ditur se Xheko tashmë ka arritur marrëveshje me Interin, i cili ka nisur negociatat me Romën për lirimin e tij.

Sulmuesi 33-vjeçar, te Interi do të ketë një pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh dhe do të firmos kontratë trivjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton “Koha Ditore”. Ai me Romën ka kontratë deri vitin e ardhshëm kurse Interi është i gatshëm të shpenzojë rreth 15 milionë euro në transferimin e tij.

Xheko këtë edicion ka 13 gola e tetë asistime në 34 paraqitje për Romën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Manchester City.