Sport

Bashkimi mposht Trepçën, një fitore larg gjysmëfinales

Bashkimi ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Trepçës në basketboll.

Në “Sezai Surroi” klubi prizrenas shënoi fitore me rezultat prej 86-73m transmeton Koha.net.

Ndeshja e dytë do të luhet të premten në Mitrovicë, dhe në rast të një fitore atje KB Bashkimi do të siguronte plasmanin në gjysmëfinale.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet në gjysmëfinale me KB Prishtinën.