Sport

Man. Utd beson në një rikthim tjetër të madh

Descriptive Text

Manchester Unitedi bëri një kthesë historike në Ligën e Kampionëve në fazën e 1/8 së finales, kur u bë skuadra e parë që përmbysi disavantazhin prej 2:0 nga ndeshja e parë si vendase për të kaluar tutje.

Unitedi mposhti 3:1 në ndeshjen e kthimit në Paris, PSG-në për të kaluar në çerekfinale në saje të rregullit të përparësisë së golit si mysafir.

Tek Unitedi besojnë se mund të arrihet një rikthim i madh edhe ndaj Barcelonës. Manchester Unitedi të martën mbrëma do të luajë në "Camp Nou" ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë në shtëpi, Unitedi e humbi me shifrat 1:0.

"Besimi është gjë e madhe. Ne kemi parë kundër Paris Saint-Germainit se kemi aftësi të kthehemi kundër një skuadre të madhe. Barcelona është skuadra më e mirë në dhjetë vjetët e fundit, por ne nëse japim çdo gjë nga vetja dhe përqendrohemi më mirë, atëherë kemi gjasa. Në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Ne me rëndësi është të mos pranojmë gol. E dimë se mund të shënojmë nga pozitat standarde, pasi kemi lojtarë më të gjatë, por duhet të mbrohemi mirë. Nuk e kam problem nëse shënojmë në minutën e 93-të. Unë po mendoj vetëm të shënojmë dhe të ndalim Barcelonën që të mos realizojë gol", ka deklaruar trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer. "Ne e dimë se duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë. Nëse ua jep topin lojtarëve si Luis Suarez apo Lionel Messi, atëherë do të vuash"... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)