Sport

Mesfushorët e shtrenjtë më në fund po dëshmojnë vlerat

Ata u transferuan në verë për 120 milionë euro, me synim për të sjellë një dimension të ri në mesfushën e Liverpoolit. Fabinho ishte mesfushori defensiv i cili i ka munguar skuadrës për vite.

Ndërkohë Naby Keita ishte menduar si një mesfushor që vrapon shumë, energjik dhe shënon gola, në stil pak a shumë si të Steven Gerrardit.

Janë dashur tetë muaj, ndërsa kishte edhe skepticizëm në fillim, por ata më në fund po tregojnë vlerën e tyre për skuadrën që mund të përfundojë stinorin si kampion i Premier Leagues, e ndoshta edhe i Ligës së Kampionëve.

Golat e treshes ofensive të Liverpoolit, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino flasin vetë. Mbrojtja e drejtuar nga Virgil van Dijk dominues, meriton lëvdata se është më e forta në ligë.

Por trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, më në fund ka gjetur mesfushën ideale për të kompletuar skuadrën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)