Sport

Kolashinac i lumtur te Arsenali

Mbrojtësi i krahut të majtë, Sead Kolashinac ka insistuar se është i lumtur te Arsenali dhe se nuk do të largohet nga ekipi në fund të këtij edicioni, përcjellë “Goal.com” të hënën.

Ditë më parë është raportuar se Kolashinac do të largohet nga Arsenali për t'ia liruar vendin Nicolas Tagliaficos së Arsenalit, i cili pëlqehet nga trajneri i londinezëve, Unai Emery, transmeton “Koha Ditore”.

“Unë jam i fokusuar ta ndihmoj ekipin që ta mbyll edicionin sa më mirë dhe pastaj të mendoj për edicionin tjetër. Unë jam shumë i lumtur te Arsenali dhe ndihem krenar që jam pjesë e këtij klubi”, ka thënë boshnjaku 25-vjeçar.

Kolashinac këtë edicion ka tetë asistime në 28 ndeshje kurse me Arsenalin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai më herët ka bërë karrierë te Schalke.