Sport

Juanfran nuk po nxiton të vazhdojë me Atleticon

Descriptive Text

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Juanfran, ka thënë se do të presë deri në fund të stinorit para se të vendosë nëse do të firmosë kontratë të re me klubin madrilen. Juanfran, 34-vjeçar, ishte pajtuar të vazhdonte kontratën për një stinor në qershor të vitit të kaluar, por ka pasur probleme këtë stinor, duke startuar vetëm 14 ndeshje në La Liga.

Ndonëse atij i është ofruar kontratë e re, ish-reprezentuesi i Spanjës ka thënë se do të presë deri në fund të stinorit për të marrë vendimin, transmeton “Koha Ditore”.

“Më është ofruar një kontratë e re, por ende nuk kam marrë një vendim. Me rëndësi tash është skuadra dhe të përfundojmë stinorin fuqishëm. Atletico ka treguar shumë besim me këtë ofertë, por këto vendime nuk janë të lehta dhe do të flas me familjen para se të vendos”, ka thënë Juanfran, përcjellin mediumet spanjolle.