Sport

Bashkimi fiton finalen e parë ndaj Prishtinës

Klubi i basketbollit Bashkimi te femrat ka arritur fitore në ndeshjen e parë të serisë finale ndaj Prishtinës me rezultat 66:64.

Çereku i tretë ishte vendimtar për ndeshje, pasi deri në atë kohë gjithçka ishte e barabartë, e në dhjetëminutëshin e tretë vendaset fituan 20:12 për të siguruar epërsinë që Prishtina s’arriti ta përmbysë.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në Prishtinë, ndërsa kampioni vendoset me tri fitore.