Sport

KB Prishtina historike, mbyll sezonin pa humbje

Descriptive Text

KB Prishtina ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Klubi nga kryeqyteti shënoi fitore të thellë në ndeshjen e fundit të këtij edicioni ndaj Ponte Prizrenit, për të shënuar fitoren e 28-të këtë sezon, transmeton Koha.net.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 106-71.

“Përsëri historike. Në sezonin historik të klubit tonë erdhi edhe rekordi absolut në historinë e basketbollit kosovar, ai i përfundimit të sezonit pa asnjë humbje. Plot 28 ndeshje dhe po aq fitore. Faleminderit djelmoshave dhe trajnerit tonë për këtë të arritur pothuajse të papërsëritshme”, ka shkruar klubi i Prishtinës në Facebook.