Sport

Pogba i jep fitoren Unitedit ndaj West Hamit

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj West Hamit.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 2 me 1, transmeton Koha.net.

Mesfushori francez Paul Pogba ishte vendimtar në këtë takim duke shënuar të dy golat nga penaltia.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Anderson në minutën e 49 pas asistimit nga Lanzini.

Në vendin e pestë Unitedi ka 64 pikë, derisa West Hami në vendin e 11 ka 42 pikë.