Sport

Kaung Khant, kampioni nga Myanmari me patericë

Futbollisti i ri nga Myanmari, Kaung Khant Lin, që bën tifo për Manchester Unitedin dhe adhuron Lionel Messin, u shpall lojtari më i mirë i një turneu që u mbajt para ca ditësh.

Deri këtu asgjë nuk ka të veçantë.

Por ajo që e dallon 16-vjeçarin është se luan në fushë me vetëm një këmbë dhe një patericë, kurse kjo nuk i pengon atij të shkëlqejë në konkurrencë të lojtarëve të shëndoshë.

Ai është futbollisti i vetëm në ekipin e tij me aftësi të kufizuara dhe ndoshta më i miri.

“Sa herë që luaj futboll, unë i harroj këmbët e mia dhe luaj si person normal”, thotë Lin, shkruan AFP, transmeton “Koha Ditore”.

Nëpër fushat më rërë në periferi të Yangonit, Lin driblon me topin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme. Ai përpara se ta godasë topin me këmbën e majtë, e vendos patericën përpara dhe ka një gjuajtje shumë të fortë.

Në finale, ai shënoi dy gola për ta ndihmuar ekipin e tij të shpallet kampion, e më pas edhe vet u shpall më i miri i turneut. Lin ka lindur me një defekt në këmbën e djathtë, e cila nuk është e zhvilluar. Ai zbulon se si fëmijë me gjithë aftësitë e kufizuara gjithmonë ka luajtur me top. Për herë të parë, topin ka filluar ta godas në moshën gjashtëvjeçare, përderisa mbahej për një shtrat të drurit, të cilin ia kishte krijuar xhaxhai i tij.

Lin tani është mjaft i shkathët në fushë dhe insiston se nuk dallon fare prej futbollistëve tjerë që luajnë me të dy këmbët dhe nuk kanë problemet të natyrës së tij.

“Jam i pakalueshëm për kundërshtarët, por është vështirë për mua t'ua bllokoj gjuajtjet e tyre, pasi jam i shkurtër. Megjithatë, kjo nuk më pengon të shkëlqejë në fushë dhe ta ndihmoj ekipin”, shprehet Lin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)