Sport

Neres, ylli i Ajaxit që po shkëlqen në ndeshje të mëdha

Liverpooli, Paris Saint-Germaini dhe Borussia Dortmundi tash e sa kohë janë duke e përcjellë sensacionin e Ajaxit, David Neres.

Mirëpo, lista e skuadrave të interesuara pritet të rritet edhe më tej, pas shkëlqimit të sulmuesit anësor brazilian të mërkurën mbrëma në barazimin 1:1 me Juventusin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkrua “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Duke qenë në disavantazh 1:0 pas një goli me kokë të shënuar nga Cristiano Ronaldo, Neres doli në skenë me një moment magjie menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.

Ai vodhi një top në krahun e majtë të fushës, depërtoi para se të futej në zonë e të shmangte një kundërshtar dhe të gjuante saktë me të djathtën.

Më poshtë janë të gjitha që duhet të dini për yllin 22-vjeçar që mund të luajë në ndonjë skuadër elitare stinorin e ardhshëm

Shpërthimi i Neresit këtë stinor

Nuk është se David Neres pati një stinor të tmerrshëm më 2017-2018. Ai shënoi 15 gola dhe asistoi 14 herë për Ajaxin në elitën e Holandës.

Mirëpo, këtë stinor sulmuesi anësor ka përformuar nën ndriçimin e skenës së madhe të Ligës së Kampionëve, ndërsa Ajaxin si autsajder e ka dërguar në çerekfinale.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)