Sport

Arsenali e Tottenhami luftojnë për Perishiqin

Descriptive Text

Arsenal e Tottenham pritet të futen në garë për transferimin e sulmuesit anësor kroat të Interit, Ivan Perishiq, raporton "talkSport" të mërkurën.

Kroati ishte pranë transferimit te Manchester Unitedi verën e kaluar, ndërsa në janar për shërbimet e tij ishte interesuar Arsenali, transmeton Koha Ditore.

Arsenali është duke vazhduar kërkimin për kroatin, ndërsa edhe Tottenhami është bashkuar në garë. Interi ndërkohë po interesohet për sulmuesin anësor të PSV-së, Steven Bergwijn, për të zëvendësuar Perishiqin.