Sport

Milani në garë për brazilianin Everton

Pas Manchester Unitedit e Manchester Cityt, edhe skuadra e Milanit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Everton që është pjesë e ekipit të Gremios nga Brazili.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga sajti italian "Calciomercato" që ka njoftuar se Milani tashmë ka nisur kontaktet me Gremion për transferimin e 23-vjeçarit. Everton ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh kurse Milani është i gatshëm të paguajë deri në 45 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Koha Ditore.

Everton ka kontratë me ekipin e Gremios deri në vitin 2022 kurse vitin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Brazilit. Ai këtë vit ka një gol të shënuar në tri paraqitje.