Sport

Mundje, Syla ndalet në luftën e parë në evropian

Descriptive Text

Kosova po garon në kampionatin evropian të mundjes për seniorë, që të hënën nisi në Bukuresht të Rumanisë.

Të hënën, në ditën e parë të garave, garoi mundësi Drilon Syla. Ai u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, në stil të lirë.

Në meçin e vetëm kualifikues në këtë kategori, Drilon Syla u përball me garuesin e Francës, Zoheir El Ouarraqe. Francezi fitoi me rezultatin 12:2 për të kaluar në një të tetën e finales.

“Drilon Syla kishte paraqitje të shkëlqyeshme kundër francezit, por që nuk mjaftoi. Përvoja e bëri të veten dhe fitore shënoi mundësi francez”, ka vlerësuar Federata e Mundjes e Kosovës.

Të martën do të garojë Egzon Shala në kategorinë 125 kilogramë.