Sport

Tagliafico mendon largimin nga Ajaxi

Mbrojtësi argjentinas i Ajaxit, Nicolas Tagliafico ka lënë të hapur mundësinë për një transferim te Arsenali në afatin kalimtar të verës. Ai ka thënë se afati i radhës kalimtar është kohë adekuate për të bërë lëvizjen e radhës në karrierës.

Mbrojtësi i majtë argjentinas është duke u kërkuar nga Arsenali, por edhe nga skuadra tjera të mëdha, transmeton “Koha Ditore”.

“Mendoj se vera mund të jetë koha e duhur për të bërë hapin e radhës. Por, unë po mundohem të përqendrohem vetëm në të tashmen. Po është nder që interesohen skuadrat angleze për mua, pasi Premier League është liga më e fortë në botë”, ka thënë Tagliafico përcjell “The Mirror”.