Sport

Inter dhe Roma në garë për “Special One”

Descriptive Text

Jose Mourinho është duke pritur momentin e duhur për t’u rikthyer në rolin e trajnerit.

Që prej shkarkimit nga Manchester United, emri i portugezit është përmendur te skuadra të njohura evropiane por deri më tani asgjë zyrtare, transmeton KTV.

Sipas medieve italiane “Special One”, do të rikthehet në kampionatin italian, me Interin dhe Romën, që e dëshirojnë trajnerin.

Tek Interi në fund të sezonit, me gjasë do të largohet Spalleti, ndërsa Ranieri, ka kontratë me kryeqytetasit deri në verën e këtij viti.