Sport

Coutinhos shuan shpresat e Inter dhe United

Philippe Coutinho ka hedhur poshtë çdo zë se ai do të rikthehet në Premier League sezonin tjetër.

Mediat britanike kanë shkruar së fundmi se janë disa skuadra të Premier League që kanë kërkuar lojtarin, por vetë braziliani shprehet se për të rikthimi në Angli është një hap pas.

“Mendja ime aktualisht është vetëm te Barcelona dhe për asgjë tjetër. Rikthimi në Angli nuk është pjesë e planeve të mia për të ardhmen. Barcelona është shtëpia ime e dytë. Këtu kam fituar trofe, por kam ambicje që vetëm ky ekip mund të m’i japë. Ndaj do të qëndroj këtu edhe sezonin tjetër”, ka deklaruar Coutinho për të përditshmen britanike “Sunday Mirror”.

“Nuk kam asnjë arsye përse të largohem. Unë jam i lumtur në Spanjë dhe jam në ekipin më të mirë në botë”, u shpreh më tej Coutinho, që këtë sezon ka luajtur si titullar në 19 nga 31 ndeshjet e skuadrës së Barcelonës në La Liga.

Sulmuesi brazilian u transferua në janar të vitit të kaluar nga Liverpool te Barcelona, ku humbi shumë shpejt shkëlqimin.