Sport

Derbi i Gjilanit në Prishtinë nën masa të rrepta sigurie

Descriptive Text

Derbi më i madh kosovar, ai ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, do të zhvillohet sonte në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kur dihet se sa shumë polemika ka zgjuar ndërmjet tifogrupeve të Gjilanit dhe Prishtinës ky derbi pritet të jetë nën masa të rrepta sigurie.

KTV raporton se sot në “Fadil Vokrri” do të jenë rreth 200 numri i personve të sigurimit që do ta kenë edhe ndihmën e Policisë. Këtë e ka bërë të ditur për KTV, Mërgim Qerimi, zyrtar për media i klubit të Gjilanit.

“Kanë me qenë afër 200 numri i sigurimit që kanë me pas edhe ndihmën e Policsë në derbi”, ka thënë Qerimi. Pavarësisht pozitës së skuadrave në tabelë e forcës së tyre, përballja e Gjilanit dhe Dritës gjithnjë lë në hije ndeshjet e tjera të kampionatit të Kosovës në futboll. Kështu pritet të jetë edhe këtë herë, ndonëse gara për titull dhe ajo për të shmangur rënien dhe për t'i ikur barazhit vlerësohet e fortë si rrallë ndonjëherë, shkruan sot “Koha Ditore”. Derbi më i madh në sportin kosovar këtë herë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të dielën (sot) nga ora 20:00. Derisa zhvillohet në kuadër të xhiros së 26-të Superligës së Kosovës në futboll.