Sport

Lukaku mund të largohet nga Manchesteri

Foto: Reuters

Sulmuesi belg Romelu Lukaku mund të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë kësaj vere, ka thënë agjenti i tij, Federico Pastorella për "Sky Sports".

Pastorello ka pranuar se Lukaku ka dëshirë të bëjë karrierë edhe në Serie A, La Liga dhe Bundesligë, duke mos përjashtuar mundësinë e transferimit të tij një njërën prej këtyre ligave evropiane, transmeton Koha Ditore.

"Atij i pëlqen shumë Italia, por edhe La Liga e Bundesliga që janë kampionate të mira. Do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të këtij edicioni, pasi ofertat nuk mungojnë për të", ka thënë Pastorello.

Lukaku 25-vjeçar, ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Evertoni, Chelsea, West Bromwichi e Anderlechti. Këtë edicion, ai ka shënuar 15 gola në 39 ndeshje.