Sport

Zidane e ka të vështirë ta motivojë ekipin “për asgjë”

Trajneri Zinedine Zidane po mundohet t'i ndryshojë gjërat për të mirë te skuadra e Real Madridit, pasi që kur ka marrë drejtimin e ekipit, ka përdorur 19 lojtarë për dy ndeshjet e para. Zidane ka bërë të ditur se deri në fund të këtij edicioni do të mundohet t'u japë rastin të gjithë futbollistëve që të dëshmohen.

Ai ka pranuar se është i detyruar të bëjë ndërrime të tilla në formacion, pasi e ka të vështirë ta motivojë një ekip, i cili nuk do të fitojë asgjë këtë edicion. Prej së është kthyer te Reali, Zidane nuk i ka përdorur vetëm gjashtë futbollistë deri më tash: Thibaut Courtois, Dani Carvajal e Vinicius Junior të lënduar, të suspenduarin Casemiro dhe Sergio Regulion e Jesus Vallejon që nuk e kanë bindur ende.

"Është vështirë të motivohet një ekip, i cili e di se nuk do të fitojë asgjë këtë edicion. Por unë do të vazhdoj me punën time, duke u munduar të nxjerr më të mirën prej tyre", është shprehur Zidane.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)