Sport

Liverpooli monitoron tre lojtarë te Benficas

Foto: Reuters

Skuadra e Liverpoolin ka shprehur interesim për tre futbollistë të Benficas.

"Daily Mirror" ka raportuar të martën se Liverpooli dëshiron në fund të këtij edicioni të transferoj mbrojtësin e krahut Alejandro Grimaldo, qendërmbrojtësin Ruben Dias dhe mesfushorin Joao Felix, transmeton Koha Ditore.

Për të tre këta futbollistë, Benfica kërkon dëmshpërblim mbi 200 milionë euro. Felix 19-vjeçar, ka kontratë me Benfican deri në vitin 2023 dhe këtë edicion ka shënuar 12 gola e gjashtë asitime në 33 paraqitje.

Gjithashtu, kontratë deri në vitin 2023 me portugezët ka edhe Dias 21-vjeçar derisa Grimaldo 23-vjeçar, ka kontratë deri në vitin 2021. Felix ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh.