Sport

Atletico synon dyshen e Portos

Skuadra e Atletico Madridit pritet së shpejti të zyrtarizojë transferimin e dyfishtë nga Porto, pasi është afër marrëveshjes me mbrojtësin Alex Telles dhe mesfushorin Hector Herrera, ka shkruar të hënën "AS".

Për Tellesin, Atletico do të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim derisa Herrera do të transferohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me Porton i skadon në fund të këtij edicioni.

Telles te Atletico do të zëvendësojë Lucas Hernandezin, i cili do t'i bashkohet Bayern Muenchenit.

Telles 26-vjeçar, këtë ediicon ka pesë gola e dhjetë asistime në 44 paraqitje për Porton derisa Herrera 28-vjeçar, ka shënuar shtatë gola në 45 ndeshje.