Sport

Spalletti akuzon Icardin

Pas humbjes nga Lazio, trajneri i Interit, Luciano Spalleti, ka shpërthyer me deklarata në drejtim të Mauro Icardit.

Trajneri italian ka treguar arsyet e lënies jashtë ekipit sulmuesin argjentinas.

“Siç qëndrojnë gjërat sot, për mënyrën si është sjellë, ai duhet të qëndrojë jashtë dhe të tjerët duhet të luajnë. Njerëzit thonë se i kemi humbur ndeshjet pa Icardin. Interi nuk u kualifikua në Ligën e Kampionëve për disa vjet me Icardin. Interi i ka humbur ndeshjet shumë më keq se kjo me Icardin. Lionel Messi e bën dallimin, jo Icardi, me gjithë respektin”, deklaroi Spalleti, transmeton KTV.

Icardi pas problemeve me klubin u rikthye në stërvitje me “ziekaltërit”, por nuk u grumbullua për ndeshjen ndaj Lazios.