Sport

Marcelo i jep fitoren Realit që rimerr kreun

Descriptive Text

Real Madridi ka arkëtuar pikët e plota ndaj Valencias, për t’u rikthyer në krye të tabelës së klasifikimit.

Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 27, por dështoi ta dyfishojë epërsinë në minutën e 57 kur penaltinë e tij e priti portieri i Valencias, Diego Alves, raporton Koha.net.

Parejo barazoi shifrat në minutën e 82, por pas katër minutave mbrojtësi brazilian Marcelo shënoi për t’i dhënë pikët e plota Real Madridit.

Me këtë fitore Reali ka 81 pikë në krye të tabelës, kurse Valencia ka 40 pikë në vendin e 12.