Sport

Messi vendos rekorde, mbetet prapa Ronaldos në njërën prej tyre

Descriptive Text

Leo Messi sot edhe njëherë ka dëshmuar se është një nga futbollistët më të mirë në histori.

Me fitoren prej 2 me 0 ndaj Espanyolit, me të dy golat të shënuara nga argjentinasi, janë vendosur rekorde të reja, transmeton Koha.net.

Leo Messi është bërë lojtari që ka shënuar më së shumti fitore në histori të La Ligës – 334 në total. Shifër të njëjtë fitoresh mban edhe ish-kapiteni i Realit, Iker Casillas.

Me golin e shënuar nga gjuajtja e lirë ndaj Espanyolit ai e çon në total në gjashtë numrin e golave të shënuar ndaj këtij ekipi, më së shumti në karrierën e tij.

Kurse në këtë aspekt ai mbetet prapa Ronaldos.

Messi shënoi direkt nga gjuajtja e lirë pas 49 tentimeve, gjersa Portugezi këtë e ka arritur pas 23 tentimeve në të gjitha garat.

Gjithashtu Messi arrin të shënojë mbi 40 gola në dhjetë sezone radhazi, duke dëshmuar formën e tij të jashtëzakonshme që nga viti 2009.

Image