Sport

Ylli mposht Ponte Prizrenin

Descriptive Text

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të Supërligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit ishin më të mirë në secilin çerek të lojës, duke fituar në fund me rezultat prej 88-83, transmeton Koha.net.

Më i miri në radhët e Yllit ishte Garrius Holloman që shënoi 29 pikë, pati 11 kërcime e 4 asistime.

Kurse te Ponte Prizrenit më i miri ishte Malcolm Canada që shënoi 23 pikë, pati 6 kërcime e 4 asistime.