Sport

Zbulohet detaji i ri i tragjedisë që i mori jetën Salës

Kanë kaluar mbi dy muaj që nga rrëzimi i avionit në kanalin anglez që i kushtoi jetën Emiliano Salës dhe pilotit të tij.

Së fundmi “BBC Wales” ka publikuar një detaj të ri sipas të cilës piloti, David Ibbotson, nuk kishte kualifikimin e duhur për të fluturuar natën.

David Ibbotson besohet që nuk i ka dalluar ngjyrat prandaj në licencën e tij shkruhej se ai duhej të fluturonte vetëm gjatë ditës.

Futbollisti, Sala vdiq në moshën 28-vjeçare ndërsa ishte duke fluturuar me avionin “Piper Malibu” për të shkuar nga Nante drejt Cardiffit.

Aviacioni Civil i Britanisë së Madhe nuk ka dhënë ndonjë koment rreth licencës së pilotit./KosovaPress