Sport

Bayerni e do Mourinhon

Ish-trajneri i Manchester Unitedit dhe Real Madridit, Jose Mourinho, është duke u monitoruar nga Bayern Munichu që e shikon teknikun portugez si trajnerin e ardhshëm për sezonin 2019-2020, raporton “Footmercato”.

Mourinho është pa klub që prej muajit dhjetor, kur u shkarkua nga gjiganti anglez, Manchester United, transmeton KTV.

U fol shumë se Mourinho do ta merrte drejtimin e Real Madridit, por me rikthimin e Zinedine Zidanit në kryeqytetin spanjoll, tani ai bëhet synim kryesor për Bayernin që ka vendosur të mos vazhdojë me trajnerin aktual, Niko Kovaq.