Sport

Juventusi pas Alderweireldit

Foto: Reuters

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld kanë njoftuar mediumet italiane të premten.

Mësohet se ekipi italian tashmë ka kontaktuar drejtuesit e Tottenhamit, pasi Alderweireld pritet të largohet në verë nga londinezët.

Për transferimin e tij, Juventusi është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro dëmshpërblim. 30-vjeçari, te Juventusi shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv, transmeton “Koha Ditore”.

Alderweireld ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2020 kurse këtë edicion ka 38 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka bërë karrierë edhe te Atletico Madridi, Southamptoni e Ajaxi.