Sport

Crawford ia lë meritat për sukseset e tij regjimit të nënës

Amir Khan mund të ketë vetëm një person për të fajësuar nëse pëson humbje nga duart e Terence Crawfordit më 20 prill, nënën e kampionit të kategorisë velter në versionin WBO.

Debra Crawford e kishte rritur Terencen e vetme, me një grusht të hekurt dhe rrip të lëkurës, duke e mbushur Terencen me zemëratë derisa ai mbushi 13 vjet dhe refuzoi të pranonte goditjet nga e ëma.

Madje nëna e tij paguante edhe nga dhjetë dollarë shpërblim për çdo fëmijë në lagje që e rrihte të birin e saj në një zënkë me grushte, duke e rritur të birin në mënyrë “të hekurt”, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Është e jashtëzakonshme se të dy ende kanë një dashuri për njëri-tjetrin, ndonëse Debra refuzon të thotë fjalën dashuri dhe kurrë nuk mund të përballonte puthjet apo përqafimet.

Dhe Crawford që është nga Omaha pranon se rritja “drakonike” nga nëna e tij e ka ndihmuar të jetë boksieri yll që është tash.

Amerikani 31-vjeçar Crawford ka fituar 34 përballjet e deritashme në boks profesionist dhe ka fituar tituj të botës në tri kategori të ndryshme.

Crawford pranon se ishte inspiruar nga dy boksierët e mëdhenj, por ishte ndëshkimi që i dha nëna duke e rritur që e ka bërë atë të fortë, siç është tash. Një forcë së cilës Khan duhet t’i frikësohet.

“Roy Jones Jr dhe Floyd Mayweather më kanë inspiruar në boks. Ata janë inspirim për mua. Ishin boksierët më të mirë për mua. Duke shikuar ata si i ri kisha një ëndërr. Kur isha fëmijë unë vendosja dorëzat dhe rrihesha nëpër holle. Çdo gjë që kam bërë, pavarësisht në ring apo jashtë tij, kam dashur t'i dëshmoj nënës sime të kundërtën, pasi ajo më thoshte se do të rrihesha keq dhe nuk jam mjaftueshëm i mirë. Më mbushi me zemërim dhe sa herë që futesha në ring doja të fitoja aq shumë për të demantuar atë. Unë përjashtohesha nga shkolla dhe bëja gjëra të këqija, por rrahja që merrja më bëri imun ndaj dhembjes. Unë isha gjithmonë në telashe dhe po rrihesha nga nëna shpesh, por në një moment u bëra i mpirë nga kjo”, rrëfen amerikani.

Në një intervistë për ESPN në vitin 2018, Debra kishte treguar se e kishte rrahur të birin shumë në fëmijëri, duke tentuar ta edukonte.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)