Sport

Petkoviq tregon pse e zëvendësoi Xhakën

Foto: Reuters

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka thënë se zëvendësimi i Xhakës në ndeshjen ndaj Danimarkës ishte i detyruar, pasi mesfushori më herët kërkoi një gjë të tillë për shkak të dhimbjes në muskulin e këmbës.

Shkaku i këtij lëndimi, te Arsenali po frikësohen se Xhaka nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Newcastlet në kuadër të Premier Leagues këtë vikend.

"Xhaka nuk mund të vazhdonte më. Ai dhjetë minuta më herët më kërkoi zëvendësimin dhe isha i detyruar për ta bërë këtë lëvizje. Graniti pati probleme me muskulin dhe nuk mund të luante më shumë. Kjo është arsyeja e zëvendësimit të tij", ka shpjeguar Petkoviq, transmeton Koha Ditore.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020", Zvicra ka tubuar katër pikë dhe renditet e dyta në Grupin D pas Irlandës që ka dy fitore. Për këto dy ndeshje, Zvicrës i ka munguar Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit, derisa krahas Xhakës, të ftuar ishin edhe Admir Mehmedi e Albian Ajeti.