Sport

Unitedi konfirmon Solskjaerin trajner të përhershëm

Pas rezultateve shumë të mira Manchester Unitedi ka vendosur t’ia besojë Ole Gunnar Solskjaerit pozitën e trajnerit.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me “Djajtë e Kuq”, transmeton Koha.net.

Ai ishte emëruar menaxher në detyrë më 19 dhjetor 2018 pasi Unitedi e kishte shkarkuar Jose Mourinhon.

Solskjaer është ndarë shumë i kënaqur me këtë dhe thotë se ndihet i nderuar që karrierën e trajnerit po e zhvillon tek Unitedi.