Sport

Reali kërkon Ndombelen

Descriptive Text

Mesfushori i Lyonit, Tanguy Ndombele është duke u kërkuar nga Rael Madridi, raporton gazeta "AS" të mërkurën.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane e ka bërë Ndombelen një nga shënjestrat kryesore për afatin kalimtar të verës, transmeton Koha Ditore.

Ndombele shihet si një lojtar i rëndësishëm, pasi që Reali ka pranuar se mund që së shpejti të humbasë Casemiron apo Marcos Llorenten.

Zidane vet si lojtar kishte parë se si skuadra mund të bie me humbjen e një mesfushori defensiv, pasi Reali në kohën e tij kishte pasur telashe të zëvendësonte largimin e Claude Makeleles.

Ndombele 22-vjeçar ka luajtur katër ndeshje me përfaqësuesen e Francës. Këtë stinor ka luajtur në total 39 ndeshje dhe ka shënuar dy gola e asistuar shtatë tjerë.