Sport

Washingtoni shfaq magjinë ndaj Atlantas

Në krye me John Wall, Washington Wizards e mbylli edhe një tjetër natë të suksesshme në përballjet me skuadrën Atlanta Hawks.

Kësaj radhe, mysafirët triumfuan me rezultat të thellë, 115:99, për të siguruar fazën tjetër të Play-Offit, ku do të takohet me Boston Celtics, transmeton Sporti në KTV.

Wall ishte i jashtëzakonshëm në këtë përballje dhe në total realizoi plot 42 pikë, derisa te vendësit me lojë të mirë u dallua Paul Millsap, por që 31 pikët e shënuara nga ai nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen dhe eliminimin.