Sport

Kosova mund të përfitojë nga racizmi i malazezve

Kosova mund të përfitojë në mënyrë indirekte nga sjelljet e tifozëve të Malit të Zi në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Anglisë. Anglia fitoi 5:1 ndaj Malit të Zi në Podgoricë, por ndeshja mbeti në hije të fyerjeve raciste të tifozëve malazezë ndaj lojtarëve të Anglisë. UEFA ka nisur menjëherë të martën hetimet për rastin, ndërsa vendimi pritet të merret më 16 maj.

Lojtarët e Anglisë, përzgjedhësi dhe gazetarë të këtij vendi kanë thënë se fyerjet janë drejtuar ndaj disa lojtarëve. Edhe organizatat që e luftojnë diskriminimin kanë thënë se do të ofrojnë fakte, kështu që pritet një dënim ndaj Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

"Kundër Kosovës, ndoshta pa publik", është titulli i shkrimit në sajtin zyrtar të Radiotelevizionit të Malit të Zi.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")