Sport

Benfica ngrit në 150 milionë euro klauzolën e Felixit

Skuadra e Benficas po mendon të rrit klauzolën e lirimit për mesfushorin Joao Felix pas interesimit te skuadrave të mëdha të Evropës, sidomos Barcelonës dhe Real Madridit.

Mediumet portugeze kanë bërë të ditur të martën se krerët e Benficas kanë nisur negociatat për të rinovuar kontratën e mesfushorit 19-vjeçar, e cila përfshinë një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Felix ka kontratë me Benfican deri në vitin 2023 dhe një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh.

Felix vitin e shkuar është promovuar në ekipin e parë të Benficas dhe këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat.