Sport

Reali kërkon Pjaniqin

Skuadra e Real Madridit po e monitoron mesfushorin e Juventusit, boshnjakun Miralem Pjaniq, njofton "Diario AS" të martën. Sipas gazetës spanjolle, Reali është i gatshëm t'i paguajë Juventusit një dëmshpërblim prej 80 milionë eurosh për Pjaniqin, i cili pëlqehet nga trajneri Zinedize Zidane.

Pjaniq 28-vjeçar, verën e shkuar ka firmosur kontratë të re me Juventusin, e cila do ta mbajë te ekipi italian deri në vitin 2023, transmeton koha.net.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2016 kurse karrierë ka bërë edhe te Roma, Lyoni e Metzi. Këtë edicion, Pjaniq ka katër gola e poaq asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat.