Sport

Tottenhami interesohet për Perishiqin

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për kroatin Ivan Perishiq, i cili është pjesë e Interit, ka njoftuar "Tuttomercatoweb" të martën.

Mësohet se Tottenhami tashmë ka kontaktuar Interin, duke i ofruar 25 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Perishiqit në fund të këtij edicioni. Perishiq ka kontratë me Interin deri në vitin 2022, por pritet të largohet nga ekipi italian, pasi qysh në janar ka shprehur këtë dëshirë, transmeton Koha Ditore.

Ai është pjesë e Interit prej vitit 2015 kur u transferua nga Wolfsburgu për 19 milionë euro. Këtë edicion, Perishiq ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 35 ndeshje për Interin në të gjitha garat.