Sport

Pensionohet McGregor

Foto: Reuters

Conor McGregor, ish-kampion bote në UFC, ka njoftuar se është pensionuar nga MMA (Artet Mariciale të Përziera).

30-vjeçari njoftoi përmes Twitterit për vendimin e tij.

“Kam vendosur të pensionohem nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘Artet Marciale të Përziera’ sot. U uroj fat të gjithë kolegëve të vjetër në garë”, ka thënë ai teksa ka shtuar se u bashkohet ish-kolegëve, tashmë në pension.

Lajmi vjen vetëm dy javë pasi McGregor u arrestua në Florida për shkak se kishte thyer një telefon të një fansi që donte fotografi me irlandezin.

Në meçin e fundit në UFC, McGregor u mposht nga Khabib Nurmagomedov në tetor të vitit 2018.