Sport

Challandes i kënaqur me paraqitjen, jo me rezultatin

Descriptive Text

Paraqitje të mirë, por rezultat jo të duhur e ka cilësuar paraqitjen e Kosovës ndaj Bullgarisë, përzgjedhësi Bernard Challandes.

Kosova barazoi 1 me 1 me Bullgarinë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

“Ishte ndeshje e vështirë. Bullgaria ka mbrojtje të mira. Në pjesën e parë bëmë gabime të panevojshme. Por në pjesën e dytë patëm katër raste për gol. Efikasiteti është më e rëndësishmja. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Ne patëm lojë të mirë, por rezultatin jo. Mund të jemi të zhgënjyer, por kemi skuadër të re e Bullgaria ka përvojë. Duhet të mësojmë po ashtu. Në fund dy pikë më shumë do të ishte më mirë, por duhet të jetojmë me këtë dhe të tregojmë se jemi kandidat i fortë. Qëndroj pozitiv për performancën, jo për rezultatin”, ka thënë pas takimit ai për televizionin publik.