Sport

Reali ofron 280 milionë euro për Mbappen

Foto: Reuters

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, e ka bërë prioritet kryesor Kylian Mbappen e Paris Saint-Germainit, sipas “France Football”.

Ylli francez është ndër futbollistët më të shtrenjtë në botë. Ai kaloi te parisienët nga Monaco vitin e shkuar për 140 milionë euro.

Tani sipas raportimeve, vlera e tij është dyfishuar.

31 golat dhe 15 asistimet në 35 paraqitje këtë sezon e kanë rritur vlerën e 20-vjeçarit.