Sport

Valverde e ka në planet e tij Rakitiqin

Foto: Reuters

Ivan Rakitiq nuk pritet të largohet gjatë kësaj vere nga skuadra spanjolle, Barcelona.

Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde e ka në planet e tij dhe ka kërkuar nga drejtues e skuadrës ta bindin Rakitiqin të qëndrojë më gjatë te ekipi spanjoll.

Mediumet në Spanjë dhe Itali, muajin e kaluar kishin raportuar se Rakitiq ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar gjatë verës Interit. Por, menaxheri i kroatit, Arturo Canales është raportuar të ketë thënë se mesfushori nuk do të largohet nga Barcelona.

Rakitiq, që iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2014 nga Sevilla për 18 milionë euro, synon ta fitojë titullin e tij të kartë në Spanjë.

Kroati 31-vjeçar me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2021.